E fundit! Autostrada Shqipëri-Greqi në kohë rekord, ja kur do të jetë gati!

Mediat greke shkruajnë se boshti rrugor do të lehtësojë aksesin në Shqipëri, si dhe në vende të tjera të Ballkanit jugperëndimor. “Duket se është çështje kohe projekti “Janinë-Kakavijë”. Pasi të përfundojë, do të jetë pjesë e “Korridorit Blu”, një rrjet rrugor 1,500 km e cila do të shtrihet nga Italia në Kalamata.

Që nga fundi i marsit të kaluar është dhënë pagesa e parë prej 10.58 milionë eurosh, e cila ka të bëjë me furnizimin me materiale ose makineri dhe shpenzimet për instalimet e para dhe kostot e tjera fillestare të projektit.

Tani projekti duket se ka hyrë në shinat e zbatimit dhe punimet e para parashikohen të fillojnë brenda periudhës së ardhshme. Boshti i ri rrugor 69.5 km i gjatë është boshti vertikal perëndimor i Autostradës Egnatia dhe është pjesë e Rrjetit Trans-Evropian të Transportit (Orient East Med), dhe pritet të përfundojë pak para fundit të vitit 2029.

Është vazhdimësi e autostradës joniane nga Janina në kufirin greko-shqiptar në zonën e Kakavias, duke kaluar prefekturën e Janinës. Projekti përfshin dy nën-seksione:

Boshti i ri rrugor do të shënojë rritjen e sigurisë rrugore, kursimin e kohës, adresimin e problemeve të aksesueshmërisë dhe lidhjes së zonave gjeografikisht të izoluara dhe të paarritshme të Njësisë Rajonale të Janinës dhe lehtësimin e aksesit në Shqipëri dhe vende të tjera të Ballkanit Jugperëndimor.

Kjo rrugë është pjesë e boshtit rrugor Adriatiko-Jon 1,500 km të gjatë (“Korridori Blu”) e cila shtrihet përgjatë brigjeve të detit Adriatiku dhe Jon, dhe lidh Kalamatën (Greqi) me Triestën (Itali) nga Shqipëria” shkruan media greke.