E FUNDIT/ Çfarë ndodhi, Lulzim Basha paraqitet në SPAK

Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është paraqitur pasditen e sotme në ambientet e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Gazetarja Klodiana Lala bën me dije se Basha është thirrur për t’u marrë në pyetje në cilësinë e personit në dijeni, në kuadër të hetimeve për dosjen e 21 janarit.

Në momentin e ngjarjes, Lulzim Basha mbante postin e ministrit të Brendshëm, dhe thirrja e tij vjen në vijim të veprimeve hetimore që SPAK ka ndërmarrë për të zbardhur të gjitha rrethanat e protestës dhe përgjegjësitë institucionale të kohës.

Më 21 janar të 2011, protestuesit Faik Myrtaj, Hekuran Deda, Aleks Nika dhe Ziver Veizi mbetën të vrarë nga armët e Gradës së Republikës gjatë një demonstrate të opozitës kundër korrupsionit të dyshuar të qeveritarëve të kohës.

Dosja tashmë është në duart e SPAK pas urdhrit të Gjykatës së Lartë dhe një vendim të Strasburgut që e quajti qartë krim shtetëror.