Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në kryeqytet, ku një i mitur dyshohet se është dhunuar seksualisht nga një 48-vjeçar. Sipas të dhënave paraprake, ngjarja është zbuluar pas ndërhyrjes së forcave të rendit në zonën e mbulimit të Komisariatit Nr. 5, ku i mituri ishte i punësuar në një lokal.
Pas hetimeve të para, është arrestuar shtetasi F. B., 48 vjeç, i dyshuar për kryerjen e marrëdhënieve seksuale me dhunë ndaj të miturit. Ndërkohë, është proceduar penalisht në gjendje të lirë pronari i lokalit, shtetasi T. Xh., 37 vjeç, pasi kishte punësuar të miturin në mënyrë të kundërligjshme.
Hetimet vijojnë për të sqaruar plotësisht rrethanat e rastit dhe për të përcaktuar përgjegjësitë ligjore të personave të përfshirë në këtë ngjarje të rëndë.



