Profesori i Kriminalistikës Ervin Karamuço ka deklaruar se në Tiranë ka zona ku nuk e ka të mundur policia të mbajë nën kontroll situatën.
Ai përmendi zona si Astiri apo Liqeni i Thatë që janë krijuar si rezultat i lëvizjeve të vrullshme demografike, të cilat përdoren si strehë nga kontigjentët kriminalë.
“Në Tiranë ne kemi zona ku nuk e ka të mundur policia të mbajë nën kontroll situatën dhe të kuptojë kush hyn dhe kush del. Astiri, Liqeni i Thatë, nuk janë informale por me lëvizje të vrullshme demografike, ku janë gjetur kontigjente kriminalë, që rrinë gjoja në shtëpi më qira të njerëzve të zakonshëm dhe janë shtëpi strehimi. Zgjedhin periferitë e Tiranës”, tha Karamuço.
 
				



