Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka komentuar deklaratën e bërë një ditë më parë nga kreu i KLSH, i cili ka thënë se një punonjës nuk ka pranuar që të bëjë audit në kryeministri.
Në një prononcim për gazetarët jashtë Kuvendit, Sali Berisha deklaroi se kryeministri nuk pranoi sepse nëse bëhen audite dalin të gjitha aferat dhe vjedhjet që janë bërë.
“Dhe del që jo vetëm nuk pranon të auditohet… natyrisht nuk ka se po të auduitohet, dalin 22 milionë euro. Po të auditohet dalin me qindra kuintalë valixhe diplomatike të mbushura… e dini vetë me çfarë kanë qenë të mbushura me Ismailin e tij”, tha Sali Berisha.
Berisha: A e dëgjuat ju dje kryetarin e Kontrollit të Lartë të Shtetit, që tha se Edi Rama nuk më lejon inspektorët për ta audituar?
A mund të ndodhë në ndonjë vend të botës që kryeministri të mos pranojë auditin e shtetit?
Të kujt i ka paratë ai që nuk pranon të auditohet, i ka të vetat apo i ka të taksapaguesit?
Kontrolli nuk është i qeverisë, kontrolli është i shtetit dhe ai ka detyrë, tagër të kontrollojë, të auditojë çdo institucion sipas programit.
Dhe del që jo vetëm nuk pranon të auditohet… natyrisht nuk ka se po të auduitohet, dalin 22 milionë euro.
Po të auditohet dalin me qindra kuintalë valixhe diplomatike të mbushura… e dini vetë me çfarë kanë qenë të mbushura me Ismailin e tij.
Po të auditohet dalin shishet 33 mijë euro Romanee Conti.
Po të auditohet dalin gjëra monstruoze që nuk i dëgjon kund.
Ndaj dhe ai refuzon.
Ai merr përsipër të refuzojë auditin, në një anë kërcënon prokurorin, në anën tjetër ai refuzon auditin e shtetit.
Kjo është situata, ky është një narkoshtet në të cilin shteti ligjor nuk funksionon, është zëvendësuar me narkoshtetin.



