Rrëzohet kërkesa e opozitës për shkarkimin e kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi

Kërkesa e opozitës për shkarkimin e kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, është rrëzuar.

Me 79 vota kundër dhe 10 pro Parlamenti vendosi që të rrëzojë kërkesën e Partisë Demokratike.

“Votimi është i fshehtë me elektronikë”, tha nënkryetarja Klodiana Spahiu, teksa opozita protestonte, ndërsa iu drejtua: “Kolegë ju lutem votoni”.

“Mbyllet votimi janë 79 vota kundër, 10 pro dhe 0 abstenim, projektvendimi nuk miratohet”, përfundoi ajo, duke mbyllur seancën parlamentare.

“Këtu mbyllet seanca plenare seanca e radhës fillon në 11:30”, u shpreh Spahiu, teksa opozita vazhdonte protestën në Parlament