Seanca për shkarkimin e Veliajt, avokati tregon tre skenarët: Nesër nuk do të …

Avokati Arbër Hoxha renditi tre skenarët që priten në seancën e nesërme të kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj.

I ftuar në një emision televiziv, avokati tha se skenari i parë është që Veliaj qëndron në detyrë, skenari i dytë ka të bëjë me një pezullim zgjedhjesh pa afat dhe skenari i tretë të rrëzohet kërkesa ankimore e Veliajt dhe Presidenti të shpall datën e zgjedhjeve.

Hoxha deklaroi se nesër ka shumë mundësi të mos shpallet vendimi, por vetëm do të paraqiten argumentet dhe provat, ndërsa më pas gjykata do të tërhiqet në dhomën e këshillimit.

Pjesë nga biseda:

Borakaj: Cilat janë skenarët që pritet të ndodhin nesër?

Hoxha: Ka dy skenarë. Së pari, të kontestohet antikushtetutshmëria e ligjit dhe e nenit 62, pika c. Nesër vetëm do të paraqesin argumentet dhe provat, dhe më pas gjykata do të tërhiqet në dhomën e këshillimit. Nuk do të shpallet vendimi nesër. Ka një probabilitet shumë të vogël që vendimi të shpallet nesër. Afati maksimal sa do të zgjasë është 30 ditë.

Vendimi i parë është që Veliaj qëndron në detyrë. Vendimi i dytë pastaj sjell një afat për pezullim të zgjedhjeve. Opsioni i tretë, që ka shumë pak probabilitet të ndodhë, është të rrëzohet kërkesa ankimore e Veliajt dhe presidenti të shpallë datën e zgjedhjeve.