Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Infrastukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku është parë teksa ka hyrë në Kryeministri këtë pasdite.
Vizita e Ballukut te Rama vjen vetëm pak orë pasi u paraqit në SPAK ku iu komunikua se është zyrtarisht nën hetim për shkelje të barazisë në tendera, në lidhje me tunelin e Llogarasë.
“Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po heton në kuadër të procedimit penal nr.136 të vitit 2025 (bashkuar me procedimet penale nr.167 dhe 181 të vitit 2024), për veprën penale,“Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal.
Në kuadër të hetimit të këtij procedimi penal, sot, më 31.10.2025 i është njoftuar akuza të pandehurës Belinda Balluku, me funksionin e lartë shtetëror, Ministër i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, akuzuar për kryerjen e veprës penale,“Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet, 258/2 dhe 25 i Kodit Penal”, njoftoi sot SPAK.



