“Donin të zhduknin Metën”/ Dashamir Shehi: Ja si kuptohet pakti i Ramës me Berishën

Dy partitë e mëdha, ashtu si në vitin 2008 dhe më pas për reformën zgjedhore dhe në drejtësi në vitin 2016, do të dakordësojnë sërish për të vënë dorë mbi Kushtetutën e vendit. A do të kemi një pakt të ri politik mes mazhorancës dhe opozitës?

Ish-kryetari i LZHK-së, Dashamir Shehi u shpreh në “Top Story” se marrëveshja PS-PD në 2008-ën u bë për të “zhdukur” Ilir Metën dhe LSI-në, me Berishën dhe Ramën që kishin dy ‘vizione’ të ndryshme.

“Është bërë kastile të qërohej Ilir Metën. Këtyre nuk i vinte mirë. Në radhë të parë Edi Ramës. Provuan këtë sistem, duke menduar… atë kohë ishte Berisha dhe mendonte se ai sistem do i jepte pushtet. Edi Rama mendonte se do vinte në 2009, por erdhi katër vite më vonë dhe qëndroi 16 vite. Ky tjetri bën sikur nuk e dinte këtë sistem.

Unë nuk jam kundër marrëveshjes. Por marrëveshjet në politikë bëhen transparentet. Këto janë dy marrëveshje mes dy personave.

Marrëveshja për Kushtetutën? Marrëveshjet nuk bëhen në kafe. Unë bëj diçka që të leverdis ty. Në mëngjes shahemi sa të duam. Këto e kanë bërë me marrëveshjen me komision dhe shumë mirë e kanë bërë. Por duhet hapur një debat politik që ta ndjekim dhe ne që s’jemi në Parlament”, tha ndër të tjera Shehi.