Policia e Devollit ka shoqëruar në komisariat tre persona, të identifikuar si Alti Nallbati, (vëllai i deputetit Bledion Nallbati), Marsel Buci dhe Trajan Çeliku, lidhur me një pengmarrje.
Burime bëjnë me dije se të shoqëruarit dyshohet se kanë marrë peng shtetasin Ilir Topçiu në fshatin Vishocicë, i cili ndodhej në masë arresti shtëpie.
Mësohet se pengu është keqtrajtuar në mjediset e banesës së njërit prej autorëve.
Ndërkohë policia e Devollit vijon kontrollet dhe hetimet për mbledhjen e provave dhe sqarimin e plotë të ngjarjes.
