“Jeni pula apo elefantë?” – shpërthen Veliaj ndaj …

Prej më shumë se 6 orësh vijon në Gjykatën Kushtetuese seanca e jashtëzakonshme lidhur me shqyrtimin e shkarkimit të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Ky i fundit sakaq, mori fjalën pas një pushimi prej 20 minutësh teksa iu drejtua përfaqësuesve të presidencës.

Veliaj kritikoi qëndrimin e këtij institucioni që nuk priti vendimin e gjykatës për vlefshmërinë e shkarkimit të tij, por dekretoi menjëherë zgjedhjet të reja për bashkinë e Tiranës.

Duke bërë edhe analogji me botën e kafshëve, Veliaj e mbylli këtë pjesë të fjalës së tij duke pyetur avokatët e presidencës, “jeni pula apo elefantë?”

Erion Veliaj: Kemi një standard të dyfishtë që aplikohet. Për dikë të padënuar aplikohet shkarkimi. Për dikë të dënuar duhet të presim vendimin përfundimtar. Kështu që injoranca ose padija nuk mund të jetë alibi në këtë rast. Ky është një fakt i njohur botërisht. Edhe t’ju shpjegoj dhe t’ju bëj një pyetje tjetër.

Në Republikën tonë, kemi disa sjellje monopol, fjala vjen monopolin e dhunës, monopolin e forcës e ka policia. Edhe këtu njerëzit janë në pranga, të tjerët të armatosur janë prapa dere. Ja njeh ligji. Monopolin e përdorimit të armëve të rënda e ka ushtria. Ia njeh ligji. Monopolin e dhënies drejtësi e ka gjykata. Siç kam kuptuar, monopolin e shkatërrimit të një jete publike e ka prokurori i posaçëm. Mundtë shkatërrojë jetën publike.

Ju nuk prisni për një vendim gjykate, por jeni gati që monopolin që i është dikujt për të shkatërruar jetën, i jepet prioritet duke sakrifikuar një kryetar bashkie, një anëtar të komunitetit, një aktivist, një shërbëtor publik dhe jo monopolit të gjykatës për të dhënë drejtësi. Kjo më shqetëson. Edhe në natyrë në botën e egër, ka disa kode. Nëse je një tufë pulash dhe të vijnë hienat, pulat e tjera vrapojnë dhe lënë që ta hanë pulën që kapën hienat. Por në një tjetër habitat, elefantët sulmojnë hienat. Këtu pyetja është a jeni pula apo jeni elefantë? Edhe natyra na jep ca instikte.

Next