LAJM I FUNDIT/ Belinda Balluku paraqitet në SPAK, çfarë pritet të ndodhë

Belinda Balluku u paraqit sot në Prokurorinë Posaçme për tu njohur me akuzat.

Ajo u pyet nga gazetarja Klodiana Lala nëse do të jepte dorëheqjen apo do të përballej me drejtësinë me mandat, Balluku refuzoi ti përgjigjej, duke shtyrë gazetarët.

Fletëthirrja për Ballukun u firmos nga prokurori i SPAK, Dritan Prençi.

Balluku dërgoi më herët në SPAK, motrën e saj avokate, Pamela Qirko. Ndërsa kur ora shënonte 15:11 minuta, zv/kryeministrja u pa të mbërrinte vetë.

Belinda Balluku është nën hetim për akuzën e “Shkeljes së barazisë në tenderat publikë”.

Ky zhvillim vjen në kuadër të hetimeve të nisura nga SPAK mbi procedurat e tenderimeve në institucionet që ajo ka drejtuar, pas arrestimit të disa ish-vartësve të saj në ministri dhe në Entin Kombëtar të Rrugëve.

Kreu i opozitës, Sali Berisha ka denoncuar kërcënimin, që sipas tij, Kryeministri Rama i ka bërë prokurorit të SPAK-ut, Dritan Premçi, që heton zëvendëskryeministren Belinda Balluku.

Ai tha se Rama e ka telefonuar, ndërsa e cilësoi këtë një akt të rëndë.

Next