Ditën e sotme në orën 15:00 ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ëstë thirrur për herë të dytë nga SPAK për t’i komunikuar akuzat.
Gazetarja e News24 Klodiana Lala tha se hetuesit dhe prokurori i posaçëm Dritan Prençi i kanë bërë me dije Ballukut përmes fletë thirrjes të jetë e shoqëruar me një avokat, që do të thotë se pritet që asaj t’i komunikohet akuza zyrtare.
Nëse ajo refuzon në mënyrë të përsëritur të paraqitet në SPAK, kjo e fundit mund të kërkojë autorizim në Kuvend për shoqërimin e saj me forcë për t’u njohur me akuzën penale.
Balluku është justifikuar se nuk mund të paraqitej më herët për shkak të axhendës zyrtare.
Deri më tani ajo nuk ka paraqitur një argumentim të tillë për të mos u paraqitur në ambientet e prokurorisë.
 
				


