U mor nën hetim nga SPAK, flet Belinda Balluku (Video)

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku është paraqitur pasditen e sotme në SPAK.

Pas daljes nga SPAK, në një prononcim të shkurtër për mediat, Balluku tha se ka pranuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për një çështje në hetim.

Ajo refuzoi të bënte komente të mëtejshme, por shtoi se po shpreson për një hetim transparent nga Drejtësia tek e cila beson.

“Në respekt të organeve të drejtësisë, kam pranuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për një çështje në hetim. Si qytetare e Republikës së Shqipërisë edhe si zyrtare publike, e shikoj si një proces, një proces i cili jam shpresëplotë që do jetë i bazuar mbi transparencën, llogaridhënien dhe mbi parimet e drejtësisë tek e cila besoj”, tha Balluku.

Balluku përfaqësohet me avokat nga motra e saj, Pamela Qirko, e cila u paraqit me herët në SPAK.

Kjo është fletë thirrja e dytë për Belinda Ballukun, pasi të henën nuk u paraqit me arsyetimin e ndodhej për nje vizite jashte vendit.

Belinda Balluku është nën hetim për akuzën e “Shkeljes së barazisë në tenderat publikë”.