Një hulumtim i kohëve të fundit i kryer nga Universiteti i Kalifornisë Jugore, i udhëhequr nga Profesor Valter Longo, arriti në përfundimin se agjërimi për 72 orë çon në një rigjenerim pothuajse të plotë të sistemit imunitar, sipas “Men’s Health”.
“Agjërimi për 72 orë rigjeneron plotësisht sistemin imunitar të njeriut”, tha Prof. Longo.
Në fakt, këto agjërime të zgjatura – deri në tre ditë ose më shumë – i shterojnë rezervat e glukozës dhe yndyrës së trupit deri në atë pikë sa trupi “ha” gjithçka të dëmshme, toksike ose të dëmtuar në nivel qelizor.
“Ky lloj agjërimi shkakton një lloj rigjenerimi të sistemit imunitar dhe aktivizon një proces shumë interesant detoksifikimi, i cili përmirëson shëndetin në nivele të shumëfishta”, tha Dr. Valter Longo, autori kryesor i studimit.
“Në fund të fundit, agjërimi për 72 orë shkakton një rigjenerim të plotë të sistemit imunitar, shtoi
Gjatë një agjërimi me ndërprerje, mund të konsumohet, ujë, kafe pa sheqer, çajra bimorë si çaji i kamomilit (pa sheqer ose ëmbëlsues), lëng kockash dhe vaj kokosi.
Agjërimi i zgjatur (rreth 72 orë) mund të rigjenerojë sistemin imunitar, duke i nxitur qelizat staminale të prodhojnë qeliza të reja të bardha të gjakut që luftojnë infeksionet.
Ky zbulim mund të jetë veçanërisht i dobishëm për njerëzit me sistem imunitar të dëmtuar, siç janë pacientët me kancer që i nënshtrohen kimioterapisë ose të moshuarit, sistemi imunitar i të cilëve mund të bëhet më pak efektiv me moshën.




