Lihet në burg 25-vjeçari që goditi me thikë në zemër të atin, avokatja e Marjanit: Ende se ka kuptuar çfarë ka bërë! Duhet të shtrohet në psikiatri…

Gjykata e Durrësit ka vendosur arrest me burg për 25-vjeçarin Marjan Kodhelin, i dyshuar për vrasjen e babait të tij, Pjetër Kodheli, ngjarje e ndodhur mesditën e 28 tetorit në fshatin Shkallnur.

Seanca u zhvillua nën masa të rrepta sigurie, ku i riu u shfaq fillimisht i qetë dhe i buzëqeshur para gjykatës.

Avokatja: Marjani akoma nuk i kupton veprimet që ka kryer, shikohet si person i mbyllur, i heshtur dhe nuk e dimë se çfarë ka vuajtur nga brenda. Sjellja që ka bërë është realisht e rëndë, e paparamenduar nga askush.

Ishte një veprim i momentit. E ëma e djalit ka deklaruar se nuk kanë pasur konflikte, që 18 vjeç ka emigruar. Nuk e di si është ndjerë atje, në muajin qershor ishte kthyer i heshtur i mbyllur, po priste të largohej sërish, Para pak ditësh i vdiq edhe gjyshja, është mundur të rrijë disa ditë siç i ka thënë edhe i ati, “kujdes kur të vijnë njerëzit, t’i presësh, t’i përcjellësh”, si duket këto fjalë mund të mos i kenë pëlqyer. Marjani nuk ka pasur kallëzime ndaj tij.

Nga ana ime, si avokate, duke parë gjendjen e tij, kam kërkuar shtrim të përkohshëm në një institucion mjekësor dhe mendoj se është urgjente ti bëhet një akt ekspertimi për të parë gjendjen e shëndetit mendor.

Next