Panorama Online ka siguruar pamje teksa mbërrin në spitalin e Vlorës, viktima 36-vjeçar Dalan Allija, që u vra sonte me armë zjarri në fshatin Gjormë të Selenicës.
Viktima ishte për vizitë te xhaxhai i tij pasi jetonte në Levan të Fierit.
Një person i erdhi nga prapa teksa po futej në derën e shtëpisë dhe e qëlloi për vdekje.
Allija kishte një biznes pike këmbimi për automjetet.

Djali i xhaxhait të tij ka qenë pjesë e masakrës së Çoles në Vlorë.
Vrasja dyshohet për qëllime hakmarrjeje, por nuk dihet nëse Dalan Allijan ka qenë shënjestra e atentatit.
