Një ndër çiftet më të njohura për publikun shqiptar, duket se është vënë në qendër të vëmendjes, shkak janë bërë zërat për një ndarje mes tyre. Lajmi, që shpejt nisi të përflitej, fliste për një raport të ri mes Elgit Dodës dhe një vajze tjetër, duke lënë të kuptohet se tanimë lidhja me Klean kishte përfunduar.
Prej kohësh çifti nuk është parë në ambiente të përbashkëta, as në rrjetet sociale dhe as në postime, duke shtuar bindjen se mes tyre në fakt gjërat nuk po ecnin dhe aq mirë. Por ajo që dukej si një ndarje e vështirë, në fakt nuk është e tillë.
Këngëtarja Klea Huta duket se u ka dhënë fund zërave për ndarjen nga bashkëshorti i saj, këngëtari Elgit Doda. Klea ka postuar së fundmi një seri fotosh në rrjete sociale që kanë tërhequr vëmendjen e ndjekësve, ku dallohen unazat e saj. Vihet re se ajo ka ende në dorë unazën me diamant që Elgiti i propozoi asaj për martesë në ditëlindjen e djalit të tyre. Unaza është tipike fejese me një gur të bardhë.
Klea nuk ka dhënë asnjë reagim të drejtpërdrejtë, por fakti që ajo mban ende unazat ka mjaftuar për të ndezur diskutimet se ata janë ende bashkë. Pavarësisht se lajmet për fundin e marrëdhënies së tyre qarkullojnë prej javësh, dyshja nuk kanë reaguar për të mohuar apo pohuar lajmet, duke vendosur që të heshtin. Çifti, prindër të një djali, celebruan dashurinë në martesë në qershor 2023, por duket se kohët e fundit kanë ngritur dyshimet për një ndarje mes tyre. Aktorja dhe kantautori i njohur kanë fshirë fotot së bashku në rrjetet sociale, përfshirë edhe ato të dasmës, ndërsa ende ndiqen me njëri-tjetrin në rrjetin social “Instagram”.
Klea Huta mban në mediat sociale vetëm disa imazhe me të birin, Kridi. Kujtojmë që dyshja u martuan më 4 qershor 2023, në ditën e lindjes së Krid duke e bërë edhe me të veçantë këtë ditë për ta. Në një intervistë, Klea Huta foli për planet për zgjerimin e familjes së saj.
“Kam dëshirë të kem një fëmijë tjetër, nuk e di vajzë apo djalë. Mua të gjithë më thonë kur do ta bësh vajzën. U them: A e kam të shkruar këtu në ballë që do bëj vajzë? Nuk e di çfarë do jetë, çfarëdo që të jetë dhe kur do që të vijë, të vijë me shëndet dhe me bekimin e madh nga Zoti”, – tha Klea Huta në “Canape”.
Çifti bashkë me familjarët dhe miqtë e tyre udhëtuan drejt jugut vendit aty ku u mbajt dhe ceremonia. Festa e cila nisi pas mesnate përkonte edhe me ditëlindjen e djalit të tyre Krid ku e pritën të gjithë bashkë buzë detit. Pas dasmës, Klea lidhur me këngën që i dedikoi Elgitit dhe emocionet e dasmës.
“Jam shumë e lumtur për të gjithë dashurinë që më kanë dhënë, për të gjithë njerëzit që e dëgjojnë e ma dërgojnë me video, që kanë filluar ta këndojnë nëpër dasma në momentin e tyre më të rëndësishëm. Është shumë e bukur. Edhe kur e nisa për ta bërë këtë këngë, doja me patjetër që të ishte diçka që na personifikonte ne të dyve, historinë tonë. Por gjithmonë në mendje kisha se kush është ajo histori dashurie që nuk ka kaluar këto gjëra që kemi kaluar ne. Dhe bashkë me Kledi Bahitin u përpoqëm ta bënim në atë formë që ta gjente veten kushdo”, shprehej aktorja.







