Ngjarja ndodhi në aksin rrugor Sturm-Roskovec, dhe për pasojë 33-vjeçari humbi jetën
Klajdi Hoxha është drejtuesi i motoçikletës që u përlas me një makinë në aksin rrugor Sturm-Roskovec, dhe për pasojë 33-vjeçari humbi jetën.
Sipas burimeve, aksidenti ndodhi në orën 17:20, ku Klajdi Hoxha u përplas me një makinë. Ndërkohë, të përfshirë janë dhe Fabio Dushku e Behar Cjapi. Autoritetet ndodhen në vendngjarje për të zbardhur detajet e aksidentit.
Njoftimi i policisë:
Fier/Informacion paraprak- Rreth orës 17:20, në aksin rrugor “Strum-Roskovec”, automjeti me drejtues shtetasin F. D., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin B. C., dhe me motomjetin me drejtues shtetasin K. H., 33 vjeç, banues në Strum.
Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.




