“E premtja, dita e zezë e partisë shtet”/ Sali Berisha: Nuk quhet më Lubie Balluku, por …

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar me një postim ironik ndaj Belinda Ballukut, të cilës ditën e premte iu komunikua akuza për shkelje të barazisë në tendera.

Në postimin e tij, Berisha përdor termin “Lubofobia”, për të përshkruar, sipas tij, frikën që ka përfshirë figurat e larta të PS-së pas zhvillimeve të fundit.

Postimi i Sali Berishës:

Lubofobia!

Miq!

Të premten e zezë të narko-partisë në administratën e partisë-shtet, te ministrat, deputetët, zyrtarët e lartë qendrorë dhe lokalë, por edhe punonjësit e thjeshtë, shpërtheu si epidemi mortaje një frikë e re e panjohur më parë, dhe kjo frikë ishte Lubofobia.

Vëzhguesit konstatuan se ata të gjithë, të pushtuar nga Lubofobia, me një shpejtësi të rrufeshme, asgjësuan nga rrjetet e tyre sociale çdo status, klikim, share, postim, pëlqim, pamje, lavdërim, koment, angazhim për Luben dhe të Lubes.

Kështu, e premtja e zezë do të mbahet mend si dita e ekzekutimit dixhital publik të parë, jo vetëm në historinë e partisë-shtet të Ramaduros, por edhe të Europës në epokën dixhitale.

Ndaj dhe Lubia nuk quhet më Lubie Balluku, por Rahmetile Balluku.

Ps: Delubifikimi i rrjeteve sociale nisi para urdhrit të Ramaduros. Ky i fundit urdhrin e ekzekutimit dixhital të Lubes e përcolli nëpërmjet Pellumbeshës, e cila ka meritën e pamohueshme se ishte e para që sulmoi Lubinë publikisht në emisionin Top Story.

Rama urdhrin e dha vetëm pasi Lubi i tha atij në zyrë, me dëshmitarë, në praninë e Pellumbeshës dhe një tjetri, se:

“Mos mendo se unë jam si ai qurraveci i Bashkisë, unë jam mbesa e Beqir Ballukut, të marrë me lecka me vete!”

Next