Bëhet publik protokolli që do ndiqet nesër me rastin e përcjelljes për në banesën e fundit të ish-kryeministrit Fatos Nano, që ndërroi jetë të premten (31 tetor).
PROTOKOLLI:
Në nderim të ish-Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, Fatos Nano, udhëheqës dhe politikan i shquar, do të zhvillohet ceremonia funebre shtetërore ditën e diel, më 2 nëntor 2025, në Pallatin e Kongreseve, Tiranë.
Pas përfundimit të ceremonisë shtetërore, kortezhi funebër do të përcjellë trupin e të ndjerit për në banesën e fundit, në një ceremoni private familjare.
Sinjali televiziv i të gjithë ceremonisë do të mundësohet nga regjia qendrore dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në platformat zyrtare në Facebook dhe YouTube.
Fotografët do të kenë pozicionin e tyre të dedikuara në një kënd të posaçëm të Hollit të Pallatit të Kongreseve.




