“Nga burgu më dërgoi letër t’i bëja…”/ Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, analisti: Është padyshim një humbje e madhe

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Fatos Nano përcillet sot për në banesën e fundit pas një ceremonie mortore të zhvilluar në Pallatin e Kongreseve. I ftuar në një studio televizive analisti Martin Leka, një mik i afërt i Fatos Nanos, ka ndarë disa histori nga koha kur Nano ishte akoma në pushtet.

Leka tregon se në ditën që Fatos Nano dha dorëheqjen nga drejtimi i Partisë Socialiste, Edi Rama, pasardhësi i tij, e ka telefonuar, thotë Leka, dhe i ka thënë se Nanos do ta bëjë president të Republikës. Kjo ngjarje nuk ndodhi kurrë.

“Kur ka dhënë dorëheqjen, më merr Rama në telefon, më tha ‘Do ta marr dhe do ta bej president të republikës’. Ndodhen ngjarjet pastaj”, tha Leka.Martin Leka ka treguar një tjetër ngjarje nga periudha kur Fatos Nano ishte i burgosur politik. Në pamundësi për të dhënë intervista, Nano kishte shkruar në një letër disa pika referencë. Kjo letër mbërrin me porosi të Nanos në duart e Martin Lekës, ku i kërkohej që në bazë të asaj që ishte shkruar, të hartonte një intervistë sikur e kishte bërë vetë ai.

Në fund të intervistës, Leka surprizoi Nanon, ku kishte shkruar emrat e dy fëmijëve të tij, Eda dhe Sokoli.

“Ka qenë në rast tjetër, në kohën e një izolim në burg nuk i lejohej të jepte as intervista, asgjë. Më therët Gjino, më thotë që kam porosi nga Fatosi. Ishte një letër e shkruar me shkrimin e vet ku kishte jo më shumë se 7-8 rreshta. ‘Me këtë duhet bërë një intervistë. Do t’i bësh ti’ më tha. Ishin 5 -6 pika.

Ishte për mua jo vetëm hera e parë, por fillova të lexoja sërish intervista që kisha bërë përpara, se duhej bërë sikur ia kisha marrë vërtet intervistë. Në fund i bëra dhe një surprizë, intervistoi Eda dhe Sokoli, emrat e dy fëmijëve të tij. Ishte një emocion i paparë nga ai, dhe falënderime”, tregon Leka.

Leka tregon se asnjëherë nuk i shkëputi marrëdhëniet me Nanon, deri në kohën që gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua,

“Unë gjatë kohës që ai ishte në funksione, e kam takuar shumë rrallë. Në një periudhë të vështirë në vitin 2002, kur nuk isha më drejtor i Radio Tiranës, unë nuk i thashë, u largova vetë dhe më pas kur e kam takuar, më tha si ka mundësi që nuk më more në telefon? I thashë që nuk kisha asnjë hall personal.

Para 1 viti shkova bashkë me djalin pimë kafe afër vilës së vet. Kemi shkëmbyer mesazhe për raste, deri kur ai nuk arriti më pastaj të komunikonte. Është padyshim një humbje e madhe për gjithë Shqipërinë.”

Leka thekson dhe njëherë mbështetjen e madhe që Fatos Nano i ka dhënë Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë kohës së luftës. Leka thotë se historia do të gjykojë drejt dhe të gjithë do të kuptojnë qartë sesa ndihmë i ka dhënë ai ushtrisë të Kosovës nga Shqipëria për tu vënë në lëvizje.

Etiketa: Fatos NanoMartin Lekandarja nga jetareagim

Next