Përplasja e dy automjeteve në Roskovec i mori jetën 33-vjeçarit/ Klajdi, babai i dy fëmijëve të mitur!

Personi që shihni në foto është 33-vjeçari Klajdi Hoxha, i cili ndërroi jetë pasditen e sotme pas një aksidenti të ndodhur në aksin rrugor ‘Strum-Roskovec’.

Ishin dy automjete që u përplasën me njëra-tjetrën e më pas me 33-vjeçarin, i cili po udhëtonte me motor.

Rrethanat e aksidentit janë ende të paqarta ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

Në kohën kur ka ndodhur aksidenti, Klajdi po kthehej nga puna për në shtëpi.

I ndjeri ishte baba i dy fëmijëve të mitur ndërsa punonte me serat si shumë banorë të zonës së Strumit.

Next