Terror në Londër, dy burra sulmojnë me thikë pasagjerët në tren! Dhjetë të plagosur

Dhjetë persona mbetën të plagosur pas një sulmi me thikë në një tren pranë Cambridge, në Londër. Autoritetet britanike njoftuan se dy burra u arrestuan në stacionin e Huntingdon, ku pati një mobilizim masiv të policisë së armatosur, ambulancave dhe helikopterëve.

Ende nuk dihet dinamika e saktë e ngjarjes apo motivi i mundshëm i sulmit.Fillimisht, sulmi u përshkrua si atentat, por më pas autoritetet sqaruan se ka dyshime për akt terrorist, pa dhënë informacione mbi motivin. Identiteti i të arrestuarve nuk është bërë i ditur. Nga dhjetë të plagosurit, nëntë ndodhen në gjendje të rëndë.

Pak detaje nga dinamika e sulmit

Dinamika e sulmit nuk është sqaruar zyrtarisht, por dëshmitë e mbledhura nga mediat lokale japin disa detaje. Treni, i mbushur për shkak të fundjavës, po udhëtonte nga Peterborough drejt stacionit King’s Cross në Londër, kur dy burra sulmuan pasagjerët, njëri prej tyre me një thikë të madhe, duke shkaktuar panik.

Treni u ndal në Huntingdon, atje ku ndërhynë autoritetet. Alarmi u dha në orën 19:39 të 1 nëntorit, nëpërmjet një telefonate në shërbimet emergjente, vetëm nëntë minuta pas nisjes së trenit.


Dëshmitë

“Kishte gjak kudo”, tha një dëshmitar për Times, duke sqaruar se shumë njerëz përpiqeshin të fshiheshin në tualet, ndërsa të tjerë rrëzoheshin në tokë nga paniku. Edhe një tjetër dëshmitar i tha Sky News se pa njerëz “të mbuluar me gjak” duke tentuar të shpëtonin pas sulmit.


BBC raporton se një pasagjer kishte menduar se ishte një shaka e Halloween…

“Më pashë dorën time të mbuluar me gjak“, kishte rrëfyer ai.

Kryeministri Keir Starmer e cilësoi ngjarjen një “episod të tmerrshëm dhe thellësisht shqetësues”.

“Mendimet e mia janë me të gjithë të përfshirët dhe falënderoj shërbimet emergjente për reagimin e shpejtë”, ishte reagimi i Starmer.

Ministrja e Brendshme, Shabana Mahmood, u shpreh se është “jashtëzakonisht e trishtuar” nga ngjarja dhe u bëri thirrje qytetarëve mos spekulojnë derisa situata të bëhet më e qartë.

Në rrjetet sociale tashmë qarkullojnë disa video nga stacioni ku ndodhi ngjarja.

Next