Gjykata Kushtetuese vendosi sot në favor të Erion Veliajt duke pranuar animimin e tij që kërkonte shfuqizimin e vendimit që e shkarkonte atë nga posti i kryebashkiakut të Tiranës.
Veliaj kishte pretenduar se ndalimi i tij për të shkuar në punë, ishte bërë pa vullnetin e tij. Si rrjedhojë e vendimit të Kushtetueses, Veliaj do të vijojë të jetë kryetar i Bashkisë së Tiranës, ndërsa tashmë shfuqizohet vendimi i Këshillit Bashkiak, VKM e qeverisë dhe dekreti i Presidentit.
Por si votuan anëtarët e Gjykatës Kushtetuese?
Pro ankimimit të Veliajt janë shprehur Sandër Beci, Ilir Toska, Fiona Papajorgji, Marsida Xhaferllari dhe Mariana Semini.
Ndërsa kundër janë shprehur kryetarja e Gjykatës Kushtetuese Holta Zaçaj, Sonila Bejtja dhe Gent Ibrahimi.
PRO:
Sander Beci Ilir Toska Fiona Papajorgji Marsida Xhaferllari Mariana Semini
KUNDËR:
Holta Zaçaj Sonila Bejtja Gent Ibrahimi
