A do të rikthehet në “Big Brother VIP”? Egla Ceno ngre DYSHIMET: Gjithmonë gati…

Fituesja e edicionit të tretë të “Big Brother VIP”, Egla Ceno, ka ndezur sërish rrjetin me një përgjigje intriguese në “Instagram”. Gjatë një rubrike pyetjesh me ndjekësit, një ndjekës e pyeti:

“Kur do të të shohim sërish në ekran? Mbase si opinioniste e BBVA5?”.

Aktorja e njohur iu përgjigj me humor, por edhe me një notë misterioze:

“Mbase. Ose mbase po bëj valixhen për të rihyrë, gjithmonë gati për ndonjë debat të mirë. Pupupupu”.

Kjo përgjigje e Eglës ka mjaftuar për të shkaktuar spekulime se ajo mund të rikthehet në reality show-n më të ndjekur në Shqipëri, qoftë si opinioniste, qoftë si pjesëmarrëse surprizë në shtëpinë më të famshme.

Pas fitores së saj, Egla është komentuar gjerësisht për karakterin e fortë dhe debatet e saj brenda lojës, ndaj një rikthim i mundshëm do të ishte një nga momentet më të shumëpritur të edicionit të ri.

Fansat e saj në rrjete sociale tashmë po presin me kureshtje nëse kjo përgjigje ishte një shaka apo një paralajmërim i fshehtë.

Next