E FUNDIT/ “Kërcet” arma në vendin tonë, raportohet për të plagosur (Detaje)

Një person rreth 33 vjeç është plagosur në këmbë me armë zjarri në Durrës. Sipas asaj që raporton gazetarja Enkeleda Arapi, i riu ka shkruar vetë në Urgjencën e Spitalit të Durrësit.

Deri më tani ai nuk ka dhënë detaje se ku ka ndodhur ngjarja dhe as me kë është konfliktuar.

Mjekët e Urgjencës shprehen se fatmirësisht i riu ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë policia po vijon hetimet për të zbuluar rrethanat dhe shkaqet e kësaj ngjarje./tvklan.al

Next