Kryeministri Edi Rama ka thirrur mbledhjen e qeverisë sot në orën 17:00.
Sipas burimeve jozyrtare, pritet që zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, të dorëhiqet nga detyra.
Dorëheqja e saj pritet pas hetimeve të SPAK, që e ka marrë të pandehur për shkelje dhe abuzime me tenderin e tunelit të Llogarasë.
Deri më tani, nuk ka asnjë konfirmim zyrtar nga qeveria.




