I riu në Tiranë fut vajzën në makinë dhe e përdh*non/ Policia zbulon gjëra të rënda në mjet (Video)

Një ngjarje e rëndë është zbuluar në Tiranë, ku një 31-vjeçar dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një 29-vjeçare, në automjetin e tij.

Pas ngjarjes, ai është ndaluar gjatë një operacioni policor, ndërsa në automjetin e tij janë gjetur një armë zjarri kallashnikov dhe një sasi kokaine.

Sipas hetimeve paraprake, ngjarja ka ndodhur pak përpara se 31-vjeçari të shkonte në një lokal në pronësi të një 24-vjeçari, ku policia më pas zbuloi aktivitet të dyshuar për shitje dhe përdorim të lëndëve narkotike.

Në ambientet e lokalit u gjetën një pistoletë, një jelek antiplumb dhe dy shkopa bejsbolli.

Burime nga Policia e Tiranës bëjnë të ditur se viktima ka denoncuar ngjarjen, ndërsa autori i dyshuar ndodhet nën hetim për veprën penale të marrëdhënieve seksuale me dhunë, si dhe për mbajtje pa leje të armëve dhe trafik të lëndëve narkotike.

Operacioni policor, i koduar “Several”, ka çuar në sekuestrimin e armëve të zjarrit, drogës, municionit luftarak, automjeteve dhe telefonave celularë, ndërsa hetimet po vazhdojnë për të zbardhur të gjitha rrethanat dhe për të verifikuar nëse ka persona të tjerë të përfshirë në ngjarje.

Çfarë tha zyrtarisht policia

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Several”, goditen 2 raste të armëmbajtjes pa leje dhe 1 rast i përshtatjes së lokaleve për përdorimin/shitjen e lëndëve narkotike.

-Posedonte 1 armë zjarri kallashnikov dhe kokainë në automjet, vihet në pranga 31-vjeçari. Ky shtetas dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një 29-vjeçare.

-Posedonte 1 armë zjarri, 1 jelek antiplumb dhe 2 armë të ftohta, në lokalin e tij, vihet në pranga 24-vjeçari.

Vihen në pranga dhe 5 shtetas të tjerë, klientë në lokal, për moskallëzim krimi.

Sekuestrohen 2 armët e zjarrit, municion luftarak, 1 jelek antiplumb, lëndë narkotike, 2 automjete, 7 celularë dhe 2 armë të ftohta.

Shërbimet e Komisariatit Nr. 3, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, finalizuan operacionin policor të koduar “Several”, si rezultat i të cilit u arrestuan shtetasit: -A. M., 31 vjeç, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Marrëdhënia seksuale me dhunë me të rritura”; -E. K., 24 vjeç, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Përshtatja e ambienteve për përdorim të lëndëve narkotike” dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”; -E. K., 23 vjeç, A. P., 25 vjeç, S. C., 28 vjeç, K. R., 24 vjeç dhe A. H., 26 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Shtetasi A. M. dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një 29-vjeçare, në automjetin e tij, dhe më pas ka shkuar në lokalin e shtetasit E. K., ku dyshohet se konsumohej dhe shitej lëndë narkotike. Gjatë kontrollit në lokal u gjetën të fshehura 1 armë zjarri pistoletë, 1 jelek antiplumb dhe 2 shkopa bejsbolli, ndërsa gjatë kontrollit në automjetin e shtetasit A. M. u gjetën 1 armë zjarri kallashnikov dhe një sasi kokaine.

5 shtetasit e tjerë të arrestuar, të pranishëm në lokal në momentin e ndërhyrjes së Policisë, dyshohet se kanë patur dijeni për këtë veprimtarinë kriminale në lokal, por nuk kanë kallëzuar.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme. /noa.al

Next