Ish-kryetarja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, është paraqitur këtë të hënë në SPAK, në zbatim të vendimit të gjykatës për masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.
Ajo që ra në sy ishte pamja e saj e re. Kryemadhi është shfaqur me një model të ri flokësh, ndryshe nga ai që mbante muajt e fundit.
Pas daljes nga SPAK, ajo ka ndalur për pak momente me gazetarët, duke shkëmbyer disa batuta.
Gazetarët e ngacmuan duke i thënë se “duket sikur ka përqafuar stilin e Justin Bieber në fillimet e tij në muzikë”, Kryemadhi u përgjigj me humor: “Është i njëjti model, por me disa ndryshime të tjera.”




