Mos harroni çadrat, e hëna nis me shi në pjesën më të madhe të territorit! Parashikimi i motit për sot

Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti do të jetë vranët me reshje shiu me intensitet të ulët fillimisht përgjatë vijës bregdetare që në orët e para të më mëngjesit, më pas reshjet e herëpashershme të shiu prekin pjesën më të madhe të territorit.

Gjatë ditës përgjatë Ultësirës Perëndimore reshjet parashikohen në formën e shtrëngatave me intensitet hera-herës deri mesatar.

Era do të fryjë e lehtë me drejtim juglindje -veriperëndim me shpejtësi mesatare 8m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e kryesisht atë jugperëndimorë kryesisht në orët e mesditës e zonave luginore era fiton shpejtësi 16m/s.

Valëzimi në det do të jetë forcës 2-3 ballë

Next