Ngjarje e rëndë në Tiranë, 43-vjeçari tenton t’i japë fund jetës, përfundon në spital

Një incident është regjistruar këtë të hënë në Tiranë, pasi një 43-vjeçar tentoi t’i japë fund jetës.

Sipas uniformave blu, shtetasi me iniciale E.Xh., ka dëmtuar duart me mjet prerës dhe aktualisht ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Lajmërimi i Policisë:

“Më datë 03.11.2025, në banesë, dyshohet se në gjendje të rënduar psikologjike, shtetasi E. Xh, 43 vjeç, ka dëmtuar duart dyshohet me një mjet prerës, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftimin e policisë.

Next