Çfarë ndodhi? Rama nuk shkon në samitin e zgjerimit të BE-së, anulon udhëtimin në minutën e fundit

Teksa sot do të mbahet samiti për zgjerimin e BE, kryeministri Edi Rama duket se ka ndryshuar mendje për të marrë pjesë, në momentin e fundit.

Gazetari Ergys Gjençaj raportoi në një lidhje live për News24 se Rama nuk do të marrë pjesë në samit, ndonëse ishte parashikuar që të ishte pjesë e këtij organizimi të rëndësishëm, teksa vendi ndodhet në një moment kyç sa i takon çështjes së integrimit.

Sot në Bruksel do të dukej të ishte dhe zoti Rama.

Në orën 15:00 do të duhej të ishte në një forum bashkë me ministrat e Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut.

Do të duhej të ishte, pasi ishte parashikuar që të ishte pjesë, por e ka anuluar këtë udhëtim, tha Gjençaj.

Next