Dha intervistë në “Mirémbrëma Yje”, por Elsa Lila thumbon Arbana Osmanin?

Këngëtarja e njohur, Elsa Lila, ka nxitur spekulime në rrjetet sociale me një koment, i cili u interpretua si një thumb i drejtpërdrejtë ndaj moderatores Arbana Osmani, duke treguar se qetësia e saj në një intervistë varet nga personi që ka përballë.

Elsa Lila u shfaq në dy podkaste televizive, atë të Arbana Osmanit (“Mirëmbrëma Yje”) dhe të Grida Dumës, të cilat u publikuan në një periudhë të afërt.

Pas transmetimit të intervistës me Arbana Osmanin, pati shumë komente që kritikuan “agresivitetin” e Elsës në përgjigjet e saj.

Një komentues vuri në dukje se këngëtarja ishte më “e qetë” në podkastin e Gridës. Elsa Lila nuk hezitoi t’i jepte një përgjigje, d
uke lënë të kuptohet se intervista me Arbana Osmanin mund ta ketë acaruar: “Faleminderit për mirësjelljen! Ky podkast është regjistruar shumë kohë para tjetrit. Qetësia ime ka të bëjë, ashtu si për secilin prej nesh, nga personi që kemi përballë.”

Kjo deklaratë u interpretua si një mënyrë pasivo-agresive për të fajësuar moderatoren Arbana Osmani për atmosferën e tensionuar të intervistës.

Ajo shkaktoi shumë reagime në rrjetet sociale, duke ngritur pyetje se çfarë pyetjesh mund të ketë bërë Arbana që e kanë nxjerrë Elsën jashtë qetësisë.

Next