Kufizime të reja për makinat dhe kamionët, ja çfarë parashikon Kodi Rrugor i ri

Kodi Rrugor do të pësojë ndryshime, në lidhje me përmasat apo peshën e automjeteve që lejohet të qarkullojnë në vendin tonë.

Gjatë prezantimit në komisionet parlamentre, zv.ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Enkeljeda Muçaj tha se ndryshimet synojnë përmbushjen dhe përputhshmërinë me Direktivat e Bashkimit Evropian.

Muçaj foli edhe për kostot që mund të lindin nga detyrimet e reja për biznesin, duke i konsideruar si kosto legjitime.

Aktualisht, Kodi Rrugor shqiptar përcakton se çdo mjet rrugor, duke përfshirë edhe ngarkesën e tij, duhet të ketë:

gjerësi maksimale jo më të madhe se 2.55 m, lartësi maksimale jo më të madhe se 4 m dhe 4.3 m për autobusët dhe trolejbuset e destinuar për linjat e shërbimeve publike, si dhe gjatësi 7.50 – 12 m sipas numrit të akseve të mjetit.

Kodi vendos kufizim edhe për rimorkiot, si dhe për peshën që duhet të ketë çdo mjet transporti. Ndërkaq, sipas ndryshimeve kufizimet hiqen nga Kodi Rrugor dhe përcaktohen me vendim qeverie, qe do të duhet të dalë menjëherë pas miratimit të Kodit të ri.

Kjo bëhet për arsye se, përmasat gabaritë të automjeteve janë subjekt përditësimi të vazhdueshëm i direktivës evropiane dhe se këto përditësime do të bëheshin më mirë përmes Vendimit të Këshillit të Ministrave. Ndryshimet e propozuara nuk prekin mjetet jashtë norme dhe transportet në kushte jonormale.

Next