Pas lajmit të divorcit me vëllain e Belinda Ballukut, ja kur do FLAS Neda!

Moderatorja e njohur dhe ish-opinionistja e BBV, Neda Balluku, ka paraqitur zyrtarisht kërkesën për divorc në Gjykatën e Tiranës nga bashkëshorti i saj, Ogren Balluku, i cili është vëllai i zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

Neda dhe Ogreni u njohën në vitin 2010 në shtëpinë e “Big Brother Albania”, ku lindi historia e tyre e dashurisë. Ata e kurorëzuan lidhjen me martesë në vitin 2015 dhe kanë dy djem.

Voxnews.al, publikoi lajmin se marrëdhënia mes çiftit kishte kohë që po kalonte një periudhë të vështirë, duke e çuar martesën drejt një pike pa kthim pas më shumë se një dekade bashkëjetese.

Ndarja e Nedës bëhet në një moment delikat, pasi motra e bashkëshortit të saj, Ogrenit, Ministrja Belinda Balluku, ndodhet aktualisht nën hetim nga SPAK.

Pavarësisht situatës, burime pranë çiftit theksojnë se ata po përpiqen të ruajnë një raport korrekt, duke vendosur interesin e fëmijëve mbi çdo gjë tjetër.

Ndërkohë, Neda Balluku ka njoftuar në Instagramin e saj se do të jetë e ftuar në emisionin “Goca dhe Gra” nesër në orën 21:00.

Publiku pret me kureshtje që ish-opinionistja të japë detaje mbi divorcin dhe arsyet e këtij vendimi që i jep fund historisë së tyre të dashurisë.

Next