Një 27-vjeçar është vendosur në pranga nga policia e Elbasanit këtë të martë, pasi mbrëmjen e djeshme, në rrugën “Urakë-Katjel”, ka aksidentua një këmbësor, i cili për pasojë ka humbur jetën.
Në pranga është vendosur shtetasi R. A., 27 vjeç, pasi me automjetin e tij të hënën në darkët ka aksidentuar shtetasin Q. M., 62 vjeç.
“Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin R. A., 27 vjeç, pasi mbrëmjen e djeshme, në rrugën “Urakë-Katjel”, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasin Q. M., 62 vjeç, këmbësor, i cili për pasojë ka humbur jetën”, njoftoi sot policia.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.