Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka dhënë tetë masa sigurie ndaj disa shtetasve dhe zyrtarëve të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (FSDKSH), në kuadër të hetimeve për veprat penale “Falsifikimi i dokumentave” dhe “Fshehja e të ardhurave”.
Hetimet u zhvilluan në kuadër të procedimit penal nr. 4472 të vitit 2025, në bashkëpunim me Drejtorinë e Hetimit Tatimor dhe Seksionin e Krimit Ekonomik-Financiar të Policisë së Tiranës. Nga hetimet ka rezultuar se administratori i subjektit “CFO Pharma”, shtetasi F. M., ka përdorur dy subjekte të tjera, “Pharma Plus” dhe “Nedix Albania”, për krijimin e faturave dhe inventarëve fiktivë, me qëllim përfitimin financiar nëpërmjet skemave të rimbursimit të barnave nga FSDKSH.
SKEMA
Sipas Prokurorisë, skema e dyshuar është zbuluar pas kallëzimit të administratorit të kompanisë “Medicamenta”, shtetasit I. Sh., importues ekskluziv i disa medikamenteve të rimbursueshme si “Foster” dhe “Trimbow”. Ai ka denoncuar se “CFO Pharma” dhe subjektet e lidhura me të kanë përfituar në mënyrë të paligjshme fonde publike përmes dokumenteve dhe inventarëve të falsifikuar, në bashkëpunim me zyrtarë të Fondit.
Nga verifikimet në të dhënat e FSDKSH dhe deklarimet e subjekteve farmaceutike është konstatuar se “Pharma Plus” dhe “Medix Albania” kishin deklaruar në sistemin “edepo” gjendje të pavërteta të barnave në vlera që kapin dhjetëra milionë lekë, pa pasur realisht blerje apo stok.
Në këtë skemë të dyshuar, sipas organit të akuzës, kanë qenë të përfshirë edhe zyrtarë të lartë dhe punonjës të Fondit. Në qendër të hetimit është edhe S. Z., Drejtor i Përgjithshëm i FSDKSH, i cili akuzohet se ka firmosur kontrata të parregullta me subjektet farmaceutike në fjalë. Punonjëset R. A., Z. M. dhe E. Gj. dyshohen se kanë firmosur dokumente të verifikimit të barnave që në fakt nuk ekzistonin fizikisht në magazina.
Masat e sigurise
A.Z., “Ndalim i daljes jashtë shtetit” dhe “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”
J.B., “Ndalim i daljes jashtë shtetit” dhe “Detyrim për t’u paraqitur”
L.B., “Ndalim i daljes jashtë shtetit” dhe “Detyrim për t’u paraqitur”
F.M., “Arrest në burg”
S.Z., “Arrest në burg”
Z.M., “Ndalim i daljes jashtë shtetit” dhe “Pezullim nga detyra publike”
E.Gj., “Ndalim i daljes jashtë shtetit” dhe “Pezullim nga detyra publike”
R.A., “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”
penale “Falsifikimi i dokumentave” i kryer në bashkëpunim dhe “Fshehja e të ardhurave” masat e sigurimit personal me karakter shtrëngues “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”’; Ekzekutuar
Të caktohet ndaj shtetasit F. M., i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Falsifikimi i dokumentave” i kryer në bashkëpunim dhe “Fshehja e të ardhurave”, masën e sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në burg”; Shpallur në kërkim
Të caktohet ndaj shtetasit S. Z., i dyshuar për kryerjen e vepres penale “Falsifikimi i dokumentave” të parashikuar nga nenet 186/3 i Kodit Penal, masën e sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në burg”; Ekzekutuar
Të caktohen ndaj shtetases Z.M., e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumentave”, masat e sigurimit personal me karakter shtrëngues “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”; Ekzekutuar
Të caktohen ndaj shtetases E. Gj, e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumentave” masat e sigurimit personal me karakter shtrëngues “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”; Ekzekutuar
Të caktohen ndaj shtetases R.A., e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumentave” të parashikuar nga nenet 186/3 i Kodit Penal, masën e sigurimit personal me karakter shtrëngues “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”. Ekzekutuar