Rama këshillon Erion Veliajn, dërgo kërkesën në Kushtetuese për …

Në reagimin me tre pika për vendimin e Gjykatës Kushtetuese që la në detyrë Erion Veliajn si Kryebashkiak të Tiranës, Edi Rama thotë se dy pikat e para janë përmbushur, ndërsa për të tretën sugjeron thotë se koha do ta provojë ose jo.

Në pikën e tretë, Kryeministri thotë tekstualisht:

“Çdo njeri normal që nuk sheh tek qëndrimi i Kushtetueses një qëndrim të verbër kundër qeverisë në dëm të madh të Tiranës, po një qëndrim të vendosur parimor, nuk ka se si të mos presë që me të njëjtën parimësi, kur të gjykojë paraburgimin e tij, Kushtetuesja ta kthejë Erion Veliajn në detyrë, për të vijuar procesin gjyqësor në gjendje të lirë apo jo”.

E thjeshtuar: Rama këshillon kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj që të ankimojë në Kushtetuese masën e sigurisë arrest me burg.

Ligjërisht, një kërkesë e drejtpërdrejt në Kushtetuese për masat e sigurisë do të refuzohej nga kjo gjykatë për mungesë kompetence, sepse legjislacioni parashikon gjykatat e tjera për masat shtrënguese.

Por, ajo që Veliaj mund të depozitojë në Kushtetuese është kërkesa që kjo gjykatë të shqyrtojë nëse në rastin e tij është shkelur parimi i proporcionalitetit me mbajtjen nën arrest me burg, pavarësisht se hetimet janë mbyllur dhe SPAK ka dorëzuar në gjykatë kërkesën për gjykim.

Next