Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë përmes një videokonference në Samitin e Zgjerimit në Euronews, një moment i rëndësishëm dialogu BE-vendet e Ballkanit Perëndimor mbi të ardhmen e zgjerimit.
Teksa intervistuesja tha se kryeministri nuk mund të ishte i pranishëm fizikisht për shkak një cështje politike, vetë Rama tha se nuk mundi pasi pati probleme me linjën ajrore që do të merrte, dhe se nuk e kishte ai në dorë.
LEXO EDHE: Përgjimet/ Si e mësoi SPAK që Balluku e thërriste Ramën “palloshi i gjatë”
“Ndjesë që nuk pata mundësi të jem aty, ishte një problem teknik ajror që s’kisha të bëja, por nuk merrja dot avionin”, tha Rama.