“S’e mbaj mend ç’ndodhi”/ U plagos me armë zjarri, 31-vjeçari “kyç” gojën para policisë, rrezikon… (Emri)

I plagosuri në Durrës Mateo Duma nuk ka bashkëpunuar me policinë për të zbardhur ngjarjen ku mbeti i plagosur.

Burime policore bëjnë me dije se 31-vjeçari nuk ka treguar gjatë marrjes në pyetje se si është plagosur, duke thënë se ”nuk e di pasi nuk e mban mend çfarë ka ndodhur”.

Korrespondentja e Top Channel Vali Qyrfyçi bën me dije se ky qëndrim i tij vlerësohet si i dyshimtë nga policia.

Sipas burimeve, në këto kushte Duma rrezikon të procedohet penalisht për moskallëzim krimi.

Ai u paraqit pasditen e sotme në urgjencën e spitalit të Durrësit i plagosur në thembër, ku iu nënshtrua një ndërhyrjeje./Top Channel

Next