Një shpërthim i fuqishëm ndodhi mëngjesin e së hënës, më 3 nëntor, në qendrën historike të Romës.
Pak pas orës 11:00 të paradites, një pjesë e Torre dei Conti, monumentit mesjetar që dominon zonën e Forumit Perandorak, u shemb papritur ndërsa po zhvilloheshin punimet e rikonstruksionit.
Në momentin e shembjes në kullë po punonin 11 punëtorët. Njëri prej tyre, 66-vjeçari rumun Octay Stroici, qëndroi nën rrënoja për gati 11 orë përpara se ekipet e shpëtimit të arrinin ta nxirrnin dhe u transportoi në spital në gjendje kritike.
Por punëtori rumun vdiq pasi mbërriti në spital, si pasojë e dëmtimeve të marra.
Një punëtor tjetër, 64 vjeç, pësoi lëndime në fytyrë dhe u transportua në Spitalin San Giovanni.
Tre të tjerë, të bllokuar nën skela dhe rrënoja, u shpëtuan nga zjarrfikësit duke përdorur shkallë.