Reshjet e dendura të shiut, gjatë orëve të para të ditës së sotme kanë sjellë probleme këtë mëngjes në disa kryqëzime rrugësh në Durrës.
Më problematike paraqitet situata veçanërisht për këmbësorët, të cilët të rrethuar nga uji kanë vështirësi për të shkuar në punë apo në shkollë.
Ndërkohë reshjet e shiut me intensitet të ulët, pritet të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit në pjesën më të madhe të vendit.