Kreu i SPAK, Altin Dumani ka reaguar në lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Erion Veliajn.
Dumani në një studio televizive tha se vendimi i gjykatës nuk ka lidhje me çështjen që SPAK ndjek penalisht për Veliajn.
Ai nënvizon se, vendimi i Kushtetueses nuk ka ndikim në hetimet e SPAK për Veliajn apo masën e sigurisë.
“Gjykata Kushtetuese ka patur në shqyrtim një objekt tjetër shkarkimin dhe dekretin e Presidentit. Nuk ka lidhje me çështjen që ndjekim ne penalisht, nuk ka ndikim në hetimet tona apo masën e sigurisë që rëndon ndaj zotit Veliaj.
Nuk dua të futem në detaje është gjykata që vendos nëse vazhdojnë apo jo të qëndrojnë kriteret për masën e sigurisë. Është ajo që shprehet”, tha Dumani.