Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën Cërrik–Shalës ku një kamion ka përplasur një person.
Cërrik/Informacion paraprak
Në aksin rrugor “Cërrik–Shalës”, kamioni me drejtues shtetasin E. H. ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin Xh. B., 70 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën.
Me drejtuesin e kamionit, shtetasin E. H., po kryhen veprimet procedurale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.