Lulzim Basha në SPAK për 21 janarin, a rrezikon Sali Berisha? Ish-prokurori: Ka një audiopërgjim dhe një…

Thirrja e ish-kryedemokratit Lulzim Basha në SPAK ka rikthyer sërish vëmendjen te 21 janari i vitit 2011, kur u vranë 4 protestues, kohë kur Basha mbante postin e ministrit të Brendshëm.

I ftuar në një emision televiziv, ish-prokurori Ervin Karanxha tha se rihapja e çështjes do të hetojë një audiopërgjim të ri, por edhe një email.

Sipas tij, të dhënat e email-it janë bërë publike edhe nga “Wikileaks”, ku fondacioni Soros informonte Hillary Clinton për atë që ndodhi në Shqipëri.

Pjesë nga biseda:

Borakaj: Lulzim Basha në SPAK, do të rihapet përfundimisht 21 Janari?

Karanxha: 21 Janari ka ndodhur në 2011, ka ndodhur para 15 vitesh. A të duket normale që një ish-ministër duhej të ishte pyetur në 2011? Pse nuk është hetuar atëherë? Kemi dy vendime për 21 Janarin: vendimin e Gjykatës së Lartë dhe të Gjykatës së Strasburgut.

Borakaj: A mund të hetohet sot?

Karanxha: E para, duhet të kemi parasysh personin që nuk ka ushtruar ndjekje penale, është ish-prokurorja Ina Rama. Zyrtarët e lartë hetoheshin nga prokurori i përgjithshëm sipas ligjit të kohës. Ka dalë një audiopërgjim, do të hetohet burimi, duke pyetur Bashën, do të verifikohen. Kemi edhe një email të fondacionit Soros që i drejtohet Hillary Clinton. Soros nuk ka qenë këtu, por ka pasur njerëz.

Borakaj: Çfarë të dhënash jepen?

Karanxha: Informacione për veprimet. Informacione konfidenciale që dolën nga Uikiliks. Pse përmend unë Ina Ramën? Na rezulton se i njëjti ministër në 21 Janar është shpëtuar për procedurë nga Ina Rama është çështja Durrës-Kukës. Pra, të lind dyshimi që në dukje e ka ndihmuar me ato xhepat proceduralë. Tani Basha e mbështet Ina Ramën për anëtare të vetingut. Ish-kryeministri tha se ka pasur konflikt të vazhdueshëm me Ina Ramën.

Borakaj: Sa mund të hapet rrezja?

Karanxha: Sa konstaton veprimi i gjykatës.

Next