Ministri izraelit i Diasporës kritikoi Zohran Mamdanin, i cili u zgjodh kryetar bashkie i Nju Jorkut në SHBA ditën e djeshme, duke e quajtur atë një “mbështetës të Hamasit”.
Në deklaratën e tij, Amihai Shikli i bëri thirrje hebrenjve të qytetit të emigrojnë në Izrael.
“Qyteti, dikur simbol i lirisë në botë, sapo ia ka besuar çelësat e tij një mbështetësi të Hamasit. Nuk janë shumë larg atyre të fanatikëve islamistë që, 25 vjet më parë, vranë tre mijë njerëz. Nju Jorku nuk do të jetë kurrë i njëjtë, para së gjithash për komunitetin hebraik”– tha Shikli.
Në muajt e fundit, Zohran Mamdani ka folur disa herë kundër antisemitizmit, duke denoncuar islamofobinë. Mamdani ka mbështetur prej kohësh kauzën palestineze. Q
ëndrimet e tij ndaj Izraelit, të cilin ai e ka përshkruar si një “regjim aparteidi” dhe sulmin e të cilit në Rripin e Gazës e ka denoncuar si “gjenocid”, kanë shkaktuar reagime të forta, kryesisht zemërimin e komunitetit hebre.
Zohran Mamdani, 34 vjeç, do të bëhet kryetari i parë mysliman i bashkisë i Nju Jorkut në janar.