“Sot iku njeriu më i afërt i Ballukut”/ Gazetarja: Të gjithë presin largimin e zv/kryeministres por …

Gazetarja dhe moderatore e emisionit “Oponencë”, Anduena Llabani, në hyrje të emisionit këtë të mërkurë, deklaroi se një nga njerëzit më të afërt të zv/kryeministres Belinda Balluku, Ermal Nufi dha sot dorëheqjen duke u larguar nga detyrat e tij.

Kjo, sipas Llabanit është një akt moral, por vetë Balluku, nuk po jep dorëheqjen, ndonëse është marrë e pandehur nga SPAK për shkelje të barazisë në tenderin e tunelit të Llogarasë.

“Një nga njerëzit më të besuar të Belinda Ballukut i cili ka gisht në emërimet e fundit të bëra nga ajo, Ermal Nufi, drejtor kabineti.

Kur opinioni publik është i fokusuar, presim që një nga ministret tona të japë dorëheqjen duke treguar një akt moral, apo kur pritet që Rama pritet të thërrasë Këshillin e Ministrave për të pushuar nga detyra këtë zyrtare të lartë, ne njihemi me pushime e shkarkime të nëpunësve dhe nuk shohim asnjë reagim nga Balluku”, tha gazetarja Llabani.

Next