Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka publikuar një seri mesazhesh, për të cilat thotë se janë komunikime mes zv.kryeministres Belinda Balluku dhe ish-kreut të ARRSH-së Evis Berberit, pjesë e dosjes së SPAK-ut.
Në mesazhet e publikuara nga Berisha, Balluku në një moment teksa i dërgon mesazh Berberit duke thënë: “Po po, prit t’i çoj fjalën atij kurvës që kërcënon me sms”.
Sipas Berishës, Balluku i referohet këtu kryeministrit Edi Rama.
“Miq, ju lutem lexojeni këtë shkëmbim mesazhesh midis Rahmetlije Ballukut dhe Ervis Berberit për të kuptuar rolin e Ramës në këtë aferë që ajo e cilson: “atij k*urves.”, shkruan Berisha në rrjetet sociale.