Zbardhen përgjimet, si e “bleu” Balluku deputetin e Bashës, porosia për Evis Berberin: Do të marrë Arbri,e kemi patriot

Në dosjen hetimore të SPAK për Belinda Ballukun, e cila është nën hetim për tunelin e Llogarasë del edhe emri i ish-deputetit të Partisë Demokratike në kohën kur drejtohej nga Lulzim Basha, Arbi Agalliu.

Agalli kishte denoncuar nga selia e PD, Belinda Ballukun dhe projektin e ndertimit te Tunelit te Llogarasë, nderkohe qe disa dite me vone, Balluku me gjasa i ka gjetur ‘fijet’.

Në 27 janar 2022 Belinda Balluku i dërgon një mesazh kreut të ARRSH, Evis Berberi, ku thotë se do të ketë një takim me deputetin demokrat.

LEXO EDHE: “Në darkë o zemër!”- Zbardhen përgjimet mes Belinda Ballukut dhe Ervis Berberit: Po futem në garazh, hajde lart më mirë, tek shkalla H! Çfarë ndodhi të nesërmen me tre turqit!

Takimi mes Agalliut dhe Berberit, sipas asaj që sqaron Balluku do të jetë për dy toka në Vlorë. Ministrja i kërkon Berberit që ndaj tij të mbajë një qëndrim të dashur pasi siç e cilëson ajo “ është djalë qytetar”.

“Do të marrë për një takim Arbër Agalliu, deputeti i PD qe ka nja dy pyetje për dy toka qe ka ne Vlore një tek bypass dhe nje ne hyrje te autostradës. Qëndrimi shume I dashur, shume I mire se është djalë qytetar”, i shkruan Balluku, Evis Berberit.

LEXO EDHE: ‘Prit t’i çoj fjalën atij kurvës që kërcënon…’/ Përgjimet mes Ballukut e Berberit: Marrëdhënia jonë ka kaluar …

Duket se Belinda Balluku ka kontaktuar direkt me deputetin e Partisë Demokratike, pasi Agalliu i thotë Berberit, se kontaktin ia ka dhënë ministrja.

Pjese nga dosja hetimore:

Nga akti i ekspertimit nr. 195, datë 26.09.2024, të aparatit celular “Blackberry”, model “BBF100-6”, të sekuestruar shtetasit Evis Berberi, nga nxjerrja e të dhënava teknike kompjuterike që përmban ky aparat celular, kanë rezultuar komunikime midis shtetasit Evis Berberi dhe shtetasve Belinda Balluku dhe Arbi Agalliu si më poshtë:

Në datën 27.01.2022, në orën 18:50, shtetasja Belinda Balluku i dërgon shtetasit Evis Berberi mesazhin: “Do te te marr per nje takim Arber Agalliu, dep I PD qe ka nja dy pyetje per dy toka qe ka ne vlore nje tek bypass dhe nje ne hyrje te autostradës Qendrimi shume I dashur, shume I mire se eshte djale qytetar”.

Në orën 18:51, Evis Berberi: “Patjeter E kemi patriot”.

Në orën 18:52, Belinda Balluku: “Por ne nuk kemi ca I bejme, te marr lejen e ndertimit nga bashkia, atehere shprehemi”.

Në orën 18:52, Evis Berberi: “Ok Ne japim mendim pasi ka marre leje”.
Në datën 31.01.2022, në orën 19:19, shtetasi Arbi Agalliu i dërgon shtetasit Evis Berberi mesazhin: “Evis si je? Arbi Agalliu jam! Shpresoj te jesh mire. Belinda ma dha nr tend. Kur te kesh mundesi do doja te flisnim pak. Flm.”.

Në orën 19:20, Evis Berberi: “Mirembrema, neser ne mgjs”.

Në orën 19:20, shtetasi Evis Berberi telefonon shtetasin Arbi Agalliu.

Në datën 01.02.2022, në orën 08:35, shtetasi Arbi Agalliu i dërgon shtetasit Evis Berberi mesazhin: “Miremengjes! Une per pak jam aty. Jam ne trafik posht diges.”.

Në orën 08:35, Evis Berberi: “Pa prob”.

Në datën 01.02.2022, në orën 09:19, shtetasi Evis Berberi i dërgon shtetases Belinda Balluku mesazhin: “Se percolla Agalliun”.

Next